Kjo farë parandalon tombocidet, pastron lëkurën dhe forcon imunit

  • E.K /
  • 15 August 2023 - 09:31
Kjo farë parandalon tombocidet, pastron lëkurën dhe forcon imunit

Fjalët magjike të Ali-Babës para arit të fshehur: "Hapu sesam'' janë inspiruar nga këto fara, pasi që janë ilaç për gjithçka.

FORCOJNË NERVAT

Pasi përmbajnë shumë fitosterole, rregullojnë nivelin e yndyrës në gjak. Pos kësaj, fitosterolet kanë aftësinë e uljes së rrezikut nga shfaqja e disa formave të kancerit dhe e forcojnë imunitetin. Vaji i susamit parandalon trombet, derisa ndikon mirë edhe në sistemin nervor, preferohet kur jeni të lodhur, në depresion dhe për të shtuar energjinë, derisa magnezi pakëson dhimbjet e kokës shkaktuar nga migrena.

RUAN ESHTRAT DHE LËKURËN

Pos se ndikon te inflamacionet dhe dhimbjet e artritit reumatoid e osteoporoza, të gjithëve atyre që nuk kanë mjaftueshëm kalcium, u sugjerohet të përziejnë një lugë susam dhe 50 mililitra jogurt, që në vazhdimësi duhet konsumuar në lukth të thatë. Pos kësaj, që ruan eshtrat, është i mirë edhe për lëkurën, sepse parandalon bakteret, kërpudhat dhe aknet, përmirëson hormonet e lëkurës, pakëson njollat dhe mbron lëkurën e ndjeshme.

(Kosova Sot Online)