Ilaçet shtëpiake kundër alergjive në ushqim

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 11:49
Ilaçet shtëpiake kundër alergjive në ushqim

Disa lloje të ushqimeve shkaktojnë reaksione të ndryshme në trup. Disa prej këtyre reaksioneve mund të jenë fatale, kur sistemi respirator të preket. Ja disa nga ilaçet më popullore të përdorura kundër reaksioneve alergjike.

KIKIRIKËT

Kikirikët janë midis atyre ushqimeve që shkaktojnë reaksionet më të këqija. Ndikojnë në frymëmarrje dhe nganjëherë mund të jenë fatalë. Kikirikët e pjekur mund t'i përdorni, nuk shkaktojnë reaksion.

QUMËSHTI

Qumështin e pasterizuar rekomandohet ta përdorni dhe është i sigurt kundër reaksioneve alergjike. Thartira që qumështi posedon te disa njerëz nxit reaksion.

VEZËT

Vezët gjysmë të ziera zakonisht shkaktojnë reaksione alergjike. Kërcënimi nga këto alergjene në vezë mund të eliminohet duke i zier në tërësi.

LËNGU I KAROTAVE

Përzieni lëngun e trangujve me atë të karotave për ta ndaluar reaksionin alergjik të pranishëm. Ky është një trajtim i zakonshëm kundër alergjive.

VITAMINA

E Një ilaç shtëpiak kundër alergjive është vitamina E. Është një substancë kundër alergjive dhe është një burim relaksi, kur ballafaqoheni me reaksione të ndryshme.

BANANET

Bananet janë treguar si shërimi më i zakonshëm për alergjitë. Trajton simptomat si dhimbjet në stomak dhe të skuqurat në lëkurë.

JOGA

Disa lloje të pozitave ndihmojnë në mbajtjen e trupit në shëndet optimal kundër alergjive.

AKUPUNKTURA

Akupunktura ofron ekuilibër në trup dhe trajtimin e simptomave të shkaktuara nga alergjitë.

(Kosova Sot Online)