Ja si ta pengoni formimin e gurëve në veshka
Gurët në veshka në fakt janë kristale të forta, të përbëra nga mineralet e kripërave acidike, të cilat formohen brenda veshkës, e më së shpeshti përbëhen nga kalcium oksalati. Kur flitet për parandalimin e formimit të gurëve, duhet thënë se ushqimet kanë rëndësi të madhe, por ekziston edhe një ilaç popullor, i cili mund të ndihmojë te parandalimi i formimit të gurëve. Bëhet fjalë për ujin e freskët me lëng të freskët të limonit.
Citratet që gjenden në limon ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të gurëve më të vegjël, duke parandaluar formimin e gurëve të tjerë. Mjekët preferojnë që të pini 6-8 gota të ujit me lëng limoni në ditë, sidomos nëse jetoni në ndonjë vend me lagështi të madhe të ajrit, meqë vendet e tilla ndihmojnë formimin e gurëve në veshka.
(Kosova Sot Online)