Ja ushqimet që duhet të shmangësh nëse vuan nga urthi

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 14:27
Ja ushqimet që duhet të shmangësh nëse vuan nga urthi

Refluksi acid, i njihur ndryshe si urth, është një ndër shqetësimet më të shpeshta të sistemit tretës. Simptomat fillojnë nga aroma dhe shija e keqe në gojë, deri tek ndjesia e djegies në të gjithë kraharorin.

Këto simptoma shkaktohen nga lëngjet e stomakut që ngjiten drejt ezofagut dhe nëse ky shqetësim nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëmtime serioze.

 

Hapi i parë i trajtimit është ai i shmangies së ushqimeve që njihen si nxitës të urthit. Në këtë listë bëjnë pjesë:

Yndyrnat

Kafeja, çokollata dhe kakao

Alkoholi

Domatja dhe nënproduktet e saj

Ushqimet pikante

Agrumet dhe lëngjet e tyre

Qepa dhe hudhra

Pijet me gaz

(Kosova Sot Online)