Dua Lipa sa nuk rrëzohet në mes të performancës

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 09:23
 Dua Lipa sa nuk rrëzohet në mes të performancës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar në shumë vende të botës, veçanërisht gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” vitin e kaluar, ku interpretoi thuajse në të gjitha kontinentet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke pasur kaq shumë koncerte sigurisht që ndonjëherë do të ndodhë dhe ndonjë incident i vogël.

 

Së fundmi, një faqe e fansave të artistes ka rikthyer në vëmendje momentin kur Dua gjatë një shfaqjeje ishte gati duke u rrëzuar. Bëhet fjalë për performancën e këngës “Levitating”, e cila karakterizohet me balona të mëdhenj me dizajn hëne të cilat i bashkohen në skenë.

Mirëpo në një moment kur ajo tenton ta ndalë balonën duke e gjuajtur me këmbë, taka e saj ngec tek ajo dhe këngëtarja has vështirësi për të dalë nga situata. Ajo për pak sa nuk rrëzohet, por balerinat i erdhën në ndihmë duke larguar tullumbacin nga skena.

(Kosova Sot Online)