Ja për çka mund ta përdorni uthullën e mollës?

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 13:22
Ja për çka mund ta përdorni uthullën e mollës?

Me gjasë e dini tanimë se uthulla e mollës është shumë e dobishme, por për disa veti të saj, jemi të sigurt se nuk keni dëgjuar.

KOLLITJA

Kollitja e thatë shkakton dhembje dhe irritim. Nëse kërkoni ndonjë ilaç natyror, atëherë uthulla e mollës mund të jetë e dobishme, pa substanca shtesë kimike, të cilat gjenden në ilaçe dhe mund të jenë të dëmshme.

PAGJUMËSIA

Janë të shumtë ata që ballafaqohen me pagjumësi, por nuk dinë si ta largojnë atë. Ja zgjidhja - nëse nuk mund të flini, pijeni përzierjen e 1 luge të uthullës së mollës me 250 ml ujë para se të bini në gjumë. Provojeni dhe vërtetojuni se funksionon.

RËNIA E FLOKËVE

Nëse keni problem me rënien e flokëve, apo tëhollimin e qimeve të tyre, atëherë uthulla e mollës mund t'ju ndihmojë. Ajo përmban shumë nutricientë dhe rregullon pH-në e lëkurës së kokës. Po ashtu, është parë se uthulla e mollës çon deri te trashja e qimes së flokut dhe në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, të cilat mund ta pengojnë rritjen e flokëve, e ndihmon edhe te kruarja e kokës dhe zbokthi.

EKZEMA

Ata që vuajnë nga ekzema, e dinë se sa e mërzitshme mund të jetë ajo, e ndonjëherë të shkaktojë edhe shumë dhembje. Uthulla e mollës mund t'ju ndihmojë edhe në këtë aspekt. Pini tri herë në ditë dy lugë të uthullës së mollës me një lugë mjaltë, që i qitni në një gotë me ujë, apo lyejeni lëkurën me përzierjen e një gote të ujit dhe 1 luge të uthullës së mollës.

PROBLEMI ME MBIPESHË

Ajo që u intereson më së shumti femrave, është si t'i largojnë kilet e tepërta. Preferohet që, çdo mëngjes, para buke, të pini dy lugë të uthullës së mollës të tretura në një gotë ujë, e mundeni që këtë përzierje ta përgatitni edhe gjatë ditës dhe ta pini gjatë ushqimit, me qëllim të përmirësimit të tretjes dhe pengimit të ngrënies së tepërt. MENSTRUACIONET Uthulla e mollës mund t'ju ndihmojë në rregullimin e ciklit menstrual dhe parandalimin e gjakderdhjeve serioze. Pini dy luga të uthullës së mollës, të përziera në një gotë ujë, tri herë në ditë.

ZBARDHJA E DHËMBËVE

Mund t'i fërkoni dhëmbët me uthull të mollës, në mënyrë që t'i zbardhni ata, apo ta përzieni një lugë uthull dhe një gotë ujë, duke e përdorur më pas si ujë për shpëlarje të gojës. ASTMA Nëse keni problem me frymëmarrje, ka rëndësi që ta përdorni tretmanin që ua ka përshkruar mjeku, por mund ta përdorni edhe uthullën e mollës si ilaç natyror, i cili mund t'ju ndihmojë edhe më shumë.

DHEMBJA E KOKËS

Uthulla e mollës, për shkak të nutricientëve të saj, mund ta zbutë migrenën dhe dhembjen e kokës. Provojeni dhe binduni se funksionon.

HELMIMI ME USHQIM

Uthulla e mollës i mbyt bakteret dhe ka veprim qetësues në punën e zorrëve, duke u sjellë një lehtësim momental në rast të helmimit me ushqim. Mjafton që t'i përzieni dy lugë të uthullës së mollës në një gotë uji të nxehtë dhe pijeni para ushqimit.

SHTYPJA E LARTË E GJAKUT

Nëse keni problem me shtypjen e lartë të gjakut, preferohet që të pini dy lugë të uthullës së mollës në ditë, të përziera me 250 ml ujë, tri deri katër herë në ditë.

MBYLLJA E HUNDËS

Uthulla e mollës mund të përdoret për inhalim, me çka eliminohet mbyllja dhe inflamacioni i hundës, i cili edhe mund ta ketë shkaktuar mbylljen e saj.

VESHKAT DHE FSHIKA URINARE

Konsumimi i uthullës së zbutur të mollës do të ndihmojë në mbajtjen e ambientit lehtësisht të thartë në traktin urinar. Me këtë do të zvogëlohet shumimi i baktereve, të cilat mund ta shkaktojnë infeksionin.

(Kosova Sot Online)