Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 15:14
Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit

Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit dhe kohës që i lejohet frutave dhe gjetheve të qëndrojnë në ujë.

Kjo periudhë do të ndikojë jo vetëm tek vlerat e çajit por edhe shija e tij.

 

Zakonisht, një filxhan çaji ujë kërkon 2 lugë çaji me fruta dhe gjethe të thata.

Kjo sasi ofron një sasi optimale antioksidantësh të rëndësishëm për shëndetin.

Frutat dhe gjethet e thata duhet të hidhen në ujë pak përpara se ai të valojë.

Pas vlimit për rreth 2-3 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë për rreth 10-15 minuta.

Nëse dëshironi të bëni disa filxhanë çaji boronice ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e gjetheve dhe frutave të thata.

Çaji i boronicës mund të pihet dhe shijohet i ngrohtë ose i ftohtë.

Çajin mund ta bëni edhe vetëm me frutat e thata të boronicës.

Ju mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë për më shumë shije.

(Kosova Sot Online)