Lëngu i qepës stimulon rritjen e flokëve

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 14:57
Lëngu i qepës stimulon rritjen e flokëve

Kjo metodë thuhet të jetë shumë e popullarizuar në Hollivud, e dermatologët thonë se ajo nuk dëmton në asnjë mënyrë flokët, apo edhe lëkurën e kokës. Qepa është e mirë meqë është e pasur me sulfur, i cili nxitë prodhimin e kolagjenit, i cili është shumë i mirë për rritjen e flokëve, e rezultatet do të shihen pas vetëm një muaji.

Receta është shumë e thjeshtë: Gërryeni disa qepë dhe shtrydhni, duke marrë lëngun e tyre. Bëni kokës masazh me këtë lëng dhe lëreni që të qëndrojë 15 minuta. Nëse keni kohë, lëngun e qepës mund ta lini në kokë deri në një orë dhe rezultatet do të jenë më të mira. Më pas lani flokët sikur që i lani rregullisht dhe vendosni regjenerues. Ky tretman duhet të bëhet dy herë në muaj. Dhe, mos u mërzitni, flokëve tuaja nuk do t'iu vijë erë qepe.

(Kosova Sot Online)