Kur tështini kjo gjë ndodh me zëmrën tuaj

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 14:34
Kur tështini kjo gjë ndodh me zëmrën tuaj

Me siguri këto ditë shumë prej jush jeni duke përjetuar një gjendje gripi dhe tështimat janë të shumta. Ideja se zemra jonë ndalon kur teshtijmë tingëllon më shumë si diçka që do të ishte e vështirë të besohej por, përsëri, thonë ekspertët, trupi i njeriut bën disa gjëra të çuditshme, por edhe disa gjëra të mrekullueshme.

 

Teshtitja është mënyra e trupit tonë për të nxjerrë jashtë traktit respirator lëndë të huaja, siç janë pluhuri ose poleni. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se presioni i lartë i ajrit në gojë shoqërohet me teshtitjen dhe bën që truri të fillojë t’u “kërkojë” nervave në hundë që të prodhojnë më shumë mukozë. Detyra e mukusit shtesë është të ndihmojë në parandalimin e hyrjes së substancave të huaja në mushkëri.

(Kosova Sot Online)