Bëhuni gati: Adelina Ismaili po vjen me projektin e ri

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 14:29
Bëhuni gati: Adelina Ismaili po vjen me projektin e ri

Diva e muzikës shqipe, njëherit dhe prezantuesja e njohur Adelina Ismaili, shumë shpejt do ta sjell projektin e saj më të ri televiziv, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Emisioni titullohet  “Show i së Premtës”, ku do të jetë i gërshetuar me mysafir në studio, muzikë poashtu në këtë emision do të bëhet edhe prezantimi i këngëtarëve të rinj. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adelina përmes faqes së saj zyrtare, derisa emisioni do të transmetohet çdo të premtë në RTK.

 


Postimi i plotë:

Së shpejti në Radio Televizionin e Kosovës, nis emisioni “Show i së Premtës”,të cilin do ta udhëheq unë Adelina Ismaili.
Pjesë e këtij  show, pos tjerash do të jetë edhe prezantimi i këngëtarëve të rinj. Andaj ju që doni të shfaqni talentin tuaj (dhe të hyni në botën e muzikës) aplikoni.
Kushtet e aplikimit:
a.të jeni + 16 vjecar-e
b.të jeni pjesë e një shkolle të muzikës
c.kënga duhet të jetë në gjuhën shqipe
d.dërgo një video duke kënduar.
Personat që plotësojnë kushtet do të njoftohen me kohë dhe do të jenë pjesë e “Show i së Premtës” në RTK.
Aplikoni  në emailin tonë zyrtar [email protected]
Ju mirëpresim!

(Kosova Sot Online)