Jargavani, eliksir i shëndetit dhe bukurisë

  • E.K /
  • 16 November 2023 - 09:25
Jargavani, eliksir  i shëndetit dhe bukurisë

Jargavani në mënyrë të suksesshme largon simptomat e gripit që përcillet me frymëmarrje të vështirësuar, si dhe largon temperaturën e lartë. Si analgjetik zbut dhimbjet, si dhe përdoret në ripërtëritjen e qelizave të mëlçisë. Po ashtu, zbukuron kopshtin duke u shfaqur në shumë nuanca. Emri i tij latin rrjedh nga greqishtja e vjetër "syrnix".

Pos aromës së tij, e cila përdoret në shumë parfume, jargavani ka vendin e saj në mjekësinë popullore. Thuhet se shëron diarrenë dhe dhimbjet e tjera që kanë të bëjnë me organet e tretjes. Është shumë i suksesshëm edhe në shërimin e malaries, shërimin e reumës. Përmban vaj eterik, minerale, ndërsa si ilaç merret edhe në formë të çajit.

(Kosova Sot Online)