Vezët ndihmojnë që të përqendrohemi më mirë

  • E.K /
  • 25 November 2023 - 10:11
Vezët ndihmojnë që të përqendrohemi më mirë

Njerëzit që nuk hanë kafjall humbin deri në 82 minuta të orarit të punës, për shkak të produktivitetit më të ulët, ka treguar një studim britanik. Por, duhet pasur kujdes që kafjalli të mos jetë as tepër I bollshëm, meqë në një rast të tillë organizmi ndjen nevojë që të pushojë dhe flejë. Për këtë shkak, kafjalli adekuat ka rëndësi të madhe për një produktivitet sa më të madh dhe kualitativ në punë dhe shkollë.

Ushqimet e pasura me vitaminë B e rrisin përqendrimin dhe mundësojnë një të menduar më të qartë gjatë zgjidhjes së problemeve. Disa nga shembujt e kafjallit ideal janë petullat nga drithërat integrale, me marmelatë dhe flluskat e tërshërës me pemë të malit, ku mund të shtoni edhe mjaltë. Edhe vezët janë të përkryera, meqë përmbajnë protein dhe vitaminë B12. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për drithërat integrale dhe djathin e lopës, pa yndyrë.

(Kosova Sot Online)