Si të mos djersiten këmbët?

  • E.K /
  • 27 November 2023 - 13:02
Si të mos djersiten këmbët?

Çdo mbrëmje lyeni këmbët, shputat më saktësisht, me kremrat që ndalojnë djersitjen, e më të mirat janë ato që për bazë kanë kremrat e pasura me aloe vera, livandë dhe mentë. Pasi t'i keni lyer këmbët, preferohet të mbathni çorapë prej pambuku. Gjatë verës të gjithë kanë probleme me djersitjen e këmbëve.

Preparatet speciale mund të ndikojnë që kjo të mos ju ndodhë. Më me rëndësi është t'i përkushtoheni edhe higjienës personale dhe t'i lani këmbët para gjumit. Do të ishte mirë që kohë pas kohe të bëni piling, me ndihmën e kripës së detit dhe vajit të ullirit. Në mëngjes, pas dushit do të ishte mirë t'i freskoni me losion apo me deodorant kundër djersitjes dhe kundër aromave të pakëndshme.

(Kosova Sot Online)