Gjethet e ullinjve ndihmojnë kundër kongjestionit

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 11:44
Gjethet e ullinjve ndihmojnë kundër kongjestionit

Te femrat, sëmundja shfaqet kur janë midis moshës 45 dhe 50-vjeçare. Sulmet dallohen duke ju kapluar vale të forta të ngrohtësisë në kokë dhe skuqje në fytyrë, të sëmurëve u turbullohet para syve, kanë ushtimë në veshë dhe marramendje.

PËRBËRJA E ÇAJIT:

30 gr gjethe të ullinjve

30 gr gjethe murrizi

30 gr fruta të mëllagës së bardhë

30 gr gjethe dhe lule të balsamit

20 gr veshtull të bardhë

20 gr gjethe të rozmarinës

20 gr kërcej të mustardës

PËRGATITJA:

Të gjitha bimët i përzieni mirë në një litër ujë të vluar e të ftohur më pas, shtoni 10 gramë të përzierjes, dhe e lini gjatë natës. Në mëngjes e mbuloni, e lini në zjarr të lehtë dhe ia shtoni edhe lëngun e shtrydhur nga 2 limonë. Gjatë ditës pini 1 litër çaj, pas ushqimit dhe midis shujtave. Ushqimin ta përgatisni në vaj bimor, ndërsa hani sa më shumë perime të gjelbra.

(Kosova Sot Online)