Soja pastron muret e enëve të gjakut

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 12:50
Soja pastron muret e enëve të gjakut

Soja është bimë njëvjeçare, në të cilën gjenden 2 deri 5 kokrra të rrumbullakëta me ngjyrë të verdhë, të gjelbër dhe ezmere. Kokrra përmban 36 deri 40 për qind proteina, 15 deri 23 për qind vaj, rreth 34 për qind karbohidrate, 3 deri 6 për qind materie minerale dhe shumë vitamina. Kokrra e sojës është e pasur me proteina, vitamina dhe minerale. Prodhimet nga soja nuk mund të jenë zëvendësim për artikujt ushqimorë me prejardhje nga kafshët (mishi, qumështi, vezët, peshku), por konsiderohen si ushqime që kanë vendin e barabartë në ushqime. Lecitina, përbërës në sojë, është materie natyrale me shumë veti shëruese. Lecitina ul nivelin e kolesterolit, pastron muret e enëve të gjakut, si dhe e forcon punën e muskujve të

zemrës. Pasi që ushqimi ynë standard përmban sasi më të madhe të yndyrës sesa ajo optimale, pothuajse secili njeri ka nevojë për lecitinë. Një tjetër veti shëruese, shumë e rëndësishme e lecitinës, është pakësimi në masë të madhe ose heqja e tërësishme e dhimbjeve nga nyjat. Soja është e dobishme sidomos në ushqimin e diabetikëve: siguron sasi të mjaftueshme të kalorive dhe proteinave, por edhe gjatë kalimit të ushqimit nëpër zorrë, duke siguruar absorbim më të vogël të karbohidrateve. Soja po ashtu ndihmon te shtypja e lartë e gjakut dhe te disa sëmundje të mëlçisë.

(Kosova Sot Online)