Pastroni zorrët dhe mbani në nivel normal pH-në e lukthit

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 09:52
Pastroni zorrët dhe mbani në nivel normal pH-në e lukthit

Sallata të cilën ua tregojmë, do t'ju ndihmojë t'i pastroni zorrët tuaja dhe ta mbani normale pH-ë e lukthit. Kjo do të thotë se në mënyrë efikase ndikon sistemin tretës. Ushqimet që e përbëjnë këtë sallatë, janë të pasura me fibra, minerale dhe pektinë, që ndihmojnë shëndetin e florës së zorrës.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

Vaj ulliri; Lëngu i limonit; Rrepë; Lakër; Karotë.

Përgatitja:

Lakrën, karotën dhe rrepën i copëtoni në një enë. Mund të shtoni dhe pak selino. E lini paksa të qëndrojë në mënyrë që të lirohet lëngu, e më pas shtoni dhe lëngun e limonit. Sallatës mos i hidhni kripë. Kjo sallatë ofron rezultate pozitive, e mos harroni që pos konsumimit të një sallatës si kjo duhet të hani ushqime të shëndetshme dhe të pini sasi të konsiderueshme të ujit. 

(Kosova Sot Online)