Si ta largoni problemin me bark të fryrë?

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 08:39
Si ta largoni problemin me bark të fryrë?

Sipas një studimi të ri, nëse keni bark tepër të fryrë, përkundër asaj se nuk keni ngrënë kushedi sa shumë, atëherë problemi qëndron te reagimi i baktereve ndaj glutinës. Nëse organizmi juaj nuk e toleron glutinën, atëherë vuani nga celiakia. Glutina është proteinë e cila gjendet në drithëra, duke përfshirë grurin, thekrën, elbin.

Nëse personi i ndjeshëm ndaj glutinës, atëherë reagon sistemi imun, duke dëmtuar zorrën e hollë. Kjo mund të shkaktojë dhembje të barkut, diarre, fryrje dhe lodhje. Çka duhet të bëni? Duhet që për 7 ditë të mos konsumoni ushqim që përmban glutinë, nëse shihni përmirësim të gjendjes, vazhdoni me këtë lloj ushqimi, por nëse gjendja nuk përmirësohet, atëherë duhet të shkoni te mjeku, meqë problemet tuaja nuk janë nga glutina.

(Kosova Sot Online)