Tre përbërës që shërojnë disa sëmundje
Këta përbërës shumë njerëz nëpër botë i përdorin për zbutjen e sëmundjeve më të përhapura. Limoni, piperi i zi dhe kripa e detit janë një treshe që mund të veprojnë si ilaç.
1. Lehtësoni mundimet në lukth: Përzieni një lugë lëng të shtrydhur limoni në 1 lugë piper në një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini.
2. Qetësoni fytin e infektuar: Dhimbjet në fyt i hiqni me përzierje nga 1 lugë lëng të shtrydhur limoni, gjysmë lugë piper të zi dhe 1 lugë kripë deti, të përziera në ujë të ngrohtë. Shpëlani fytin disa herë në ditë për ta qetësuar infeksionin në fyt dhe për të ndalur kollën.
3. Zhbllokoni hundën e bllokuar: Përzieni sasinë e barabartë të piperit, kanellës, qimnonit, farave të kardamomit në enë, i shtypni derisa t’i bëni pluhur. Ngadalë thithni aromën e përzierjes, sepse hap rrugët e frymëmarrjes.
4. Lehtësoni astmën: Në një enë me ujë të vluar hidhni 10 kokrra piper, 2 degë karafili dhe 15 gjethe borzilok. E lini të vlojë për 15 minuta, më pas e hidhni në kavanoz me kapak. Shtoni dy lugë mjaltë dhe e lini të ftohet. Këtë përzierje mund ta ruani në frigorifer për dy javë.
(Kosova Sot Online)