Ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbit

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 09:09
Ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbit

Dhimbja e dhëmbit mund të jetë shumë e fortë. Ata që kanë frikë nga dentist anulojnë vizitat tek ai, kështu që detyrohen ta durojnë dhimbjen apo përdorin tableta të ndryshme kundër dhimbjes. Derisa kini frikë nga dentisti, provojeni ilaçin më të mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbit, me të cilin shërbehen gjithmonë në Indi. Bëhet fjalë për karafilin. Te ne njihet më shumë si erëz, që shtohet në verën e zier apo në ëmbëlsira. Porsa ta ndieni dhimbjen në dhëmb apo mish të dhëmbit, vendosni bishtajën e karafilit në vendin e dhimbjes dhe e kafshoni fortë.

Mbajeni ashtu nga 15 minuta deri gjysmë ore. Gradualisht dhimbja do të ndalet, e më pas do të zhduket e tëra. Kur dhimbja të jetë më e fortë, përdorni vajin e karafilit, i cili ndikon ngjashëm me anestezionin. Kur ta keni vendosur karafilin në vendin me dhimbje, dhimbja do të zbutet në një afat rekord. Pos që ka efektin e anestezionit, vaji i karafilit vepron edhe kundër pezmatimeve dhe zbut shkakun dhimbjes.

(Kosova Sot Online)