Si ta përmirësoni qarkullimin e gjakut me shafran

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 11:40
Si ta përmirësoni qarkullimin e gjakut me shafran

Qarkullimi i gjakut është një nga funksionet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Në përgjithësi, është esencial për të pasur shëndet të mirë. Transferon nutriente, minerale dhe oksigjen në pjesë të ndryshme në trup. Për më shumë, mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut me shafran. Shumë faktorë mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut si, plakja, mënyra e qëndrimit ulur.

SHAFRANI, ILAÇI NATYRAL ME DOBI TË SHUMTA

Shafrani është erëz e dobishme me shumë veti parandaluese dhe shëruese. Vepron kundër inflamacioneve , është antioksidues dhe ka veti detoskuese. Këtu përfshihen: Ndihmon lehtësimin për të lehtësuar dhimbjet kronike dhe akute nga sëmundjet inflamatore. Shëron lëkurën dhe inflamacionet e mishrave. Lufton acidin refluks në stomak. Ndihmon te kapsllëku dhe problemet me tretjen. Lehtëson diarrenë. Redukton të ënjturat. Lehtëson fryrjet. Vret bakteret q shkaktojnë ulcerat gastrite. Përmirëson qarkullimin e gjakut. E forcon sistemin imun. Redukton mundësinë për t'u prekur nga diabeti dhe kolesteroli.

ILAÇI SHTËPIAK ME SHAFRAN QË PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT

Qarkullimi jo i mirë i gjakut prek krejt trupin. Për fat të keq, shkakton edhe shumë probleme tjera shëndetësore. Qarkullimi jo i mirë i gjakut shkakton: Duar dhe këmbë të ftohta Dhimbje dhe marramendje Humbje të flokut dhe lëkurë të thatë Të ënjtura ose edema Dhimbje koke Ngërçe në muskuj Dhimbje në këmbë Të rrahura jo të rregullta të zemrës. Për fat të mirë, shafrani është metodë natyrale dhe shumë efektive që ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Është përbërës vital për ilaçin e quajtur "qumështi i artë". Receta përdor përzierjen e pastës me shafran dhe speca të bluar me qumësht të ngrohtë perimesh. Përbërësit: 1/4 e gotës pluhur shafrani (30 g) 1/2 e lugës speca të bluar (2.5 g) 1/2 e gotës ujë (125 ml) Përgatitja e pastës: Së pari, përbërësit i derdhni në një enë. Më pas ngrohni përbërjen në temperaturë të ulët për disa minuta derisa të formoni një pastë të trashë. Në fund, e lini të ftohet dhe e ruani në frigorifer. Përbërësit për "qumështin e artë" 1 gotë qumësht perimesh (250 ml) 1/2 e lugës pastë shafrani (8 g) 1 lugë mjaltë (7.5 g) Përgatitja e qumështit të artë: Së pari, ngrohni përbërësit në enë, përpos mjaltit. Më pas, përzieni përbërësit kështu që përbërësit të treten. Pastaj, shtoni mjaltin. Këtë pije të shijshme e konsumoni çdo mëngjes.

(Kosova Sot Online)