![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Përgatiteni vetë lëngun me multivitamina
![Përgatiteni vetë lëngun me multivitamina](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/22/auto_karrota02-750x500-11708603273.jpg)
Përbërësit:
– rreth 5 kg mollë të pastruara dhe të qëruara (apo ndonjë pemë tjetër që preferoni)
– 0,5-1 kg karota
– 100 gr sheqer
– acid limoni
– ujë
Përgatitja:
Pemët t’i pastroni dhe t’i imtësoni dhe i vendosni t’i zieni. Ujë vendosni aq sa i mbulon pemët. Ngjashëm veproni edhe me karotat. Karotat të zihen sidomos më gjatë. Kur të jenë zier i lini të ftohen, por mund t’i shtoni edhe pak ujë të ftohtë për t’u ftohur më shpejt. Ashtu të ftohura i përzieni në blender ose shtrydhës të pemëve. Matni sasinë e fituar (natyrisht, pemët dhe ujin ku janë) dhe shtoni ujë të keni rreth 19-20 litra lëng. Shtoni sheqer dhe rreth 8 dkg acid limoni. Përzieni dhe provoni si ju përgjigjet, sepse jo secila pemë është njëjtë e ëmbël apo e thartë. E vendosni të zihet. Më pas, lëngun e vendosni në shishe të pastra, i mbyllni dhe i lini derisa të ftohet.
(Kosova Sot Online)