Specat e kuq, të verdhë dhe të gjelbër: Vëmë bast se nuk e dini dallimin e tyre

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 12:53
Specat e kuq, të verdhë dhe të gjelbër: Vëmë bast se nuk e dini dallimin e tyre

Specat janë perime të pasura me fibra, antioksidues dhe  vitaminë C. Por, pos se dallojnë nga ngjyra, dallojnë edhe me vlerat ushqyese dhe me vitamina. A jeni pyetur pse specat e kuq janë më të shtrenjtë se të gjelbrit? Dhe, pse specat e gjelbër mund të shkaktojnë dhimbje në lukth dhe ku qëndron dallimi midis tyre? Specat e gjelbër janë version i papjekur i të kuqve, të specave të gjelbër dhe të portokalltë. Marrë parasysh faktin se janë më pak të pjekur, kanë shije më të hidhur dhe nganjëherë shkaktojnë problem në tretje.

Cili lloj i specave është më i ushqyeshëm?

Siç edhe kemi cekur më lart, të gjitha llojet e specave janë të pasura me vitaminat A dhe C, por specat e kuq posedojnë madje deri njëmbëdhjetë herë më shumë betakarotinë, që është shumë i fuqishëm në luftën kundër kancerit, në krahasim me specat e gjelbër. Nga ana tjetër, specat e kuq kanë më shumë vitaminë C sesa të gjelbrit, por më pak vitamina A dhe betakarotinë.

(Kosova Sot Online)