Ilaçi vendor që parandalon acidet në lukth

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 13:55
Ilaçi vendor që parandalon acidet në lukth

Acidet në lukth dinë ta shkatërrojnë cilësinë e jetës. Përzierja e disa lëngjeve të caktuara, në këtë rast lëngu i mollës dhe ai i patates mund të zbutë problemet me djegiet në gjoks, apo kundër urthit. Ajo që ka rëndësi është se këtë ilaç duhet ta pini një orë para ushqimit.

Përgatitja e ilaçit:

Pasi ta keni pastruar pataten, e qëroni atë, e shtypni dhe me ndihmën e shtrydhësit fitoni një gotë lëng nga patatja. Me të njëjtën procedurë veproni edhe  për të fituar një gotë lëng të mollës. Merrni të dy gotat me lëngun e shtrydhur dhe i përzieni, e lëngun e fituar nga përzierja e pini dy herë në ditë, një orë para ushqimit. Këtë procedurë ta provoni derisa të zhduket urthi, apo djegiet në gjoks. 

(Kosova Sot Online)