E bërtitura të bën mirë për shëndetin

  • G.G /
  • 03 April 2024 - 10:30
E bërtitura të bën mirë për shëndetin

Studimet e fundit thonë që e bërtitura të bën mirë për shëndetin fizik dhe mendor.

Shumica e njerëzve janë rritur duke dëgjuar këshilla për të mos bërtitur dhe për të folur me qetësi në çdo kohë që të mos duken agresivë.

Por e vërteta është që e bërtitura mund të përdoret (dhe është konfirmuar nga shumë vajza dhe gra) si një mjet çlirues ndaj emocioneve negative.

Njësoj si meditimi në pasqyrë, të bërtasësh mund të të ndihmojë të çlirosh energjinë negative, dhe në një periudhë afatshkurtër të ndihmon fizikisht dhe mendërisht.

Studiuesit kanë dalë në rezultatin se e qara dhe e bërtitura kanë të njëjtin efekt çlirues.

(Kosova Sot Online)