A e dini se cila është sasia e nevojshme e kremit kundër diellit që duhet të aplikoni në fytyrë çdo ditë?

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 10:23
A e dini se cila është sasia e nevojshme e kremit kundër diellit që duhet të aplikoni në fytyrë çdo ditë?

Sekreti për të arritur mbrojtjen e kërkuar nga dielli dhe për të shmangur efektet anësore të pakëndshme në lëkurën tuaj dhe në rastin më të keq, kanceri i lëkurës, nuk është gjë tjetër veçse të merrni parasysh sasinë e kremit kundër diellit që aplikoni në baza ditore dhe sa shpesh e rifreskon, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përdorimi i kremit kundër diellit është po aq i rëndësishëm në dimër sa edhe në verë, dhe rezultatet e aplikimit korrekt dhe të rregullt të tij shihen në rrafsh afat të gjatë. Edhe pse rëndësia e përdorimit të tij në ditët e sotme dihet, pakkush e di se sa është sasia e rekomanduar e aplikimit të tij, në mënyrë që mbrojtja e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB të diellit të jetë e mjaftueshme.

Sasia ideale është rreth gjysmë luge çaji krem ​​kundër diellit për fytyrën dhe qafën dhe një lugë çaji të plotë për çdo krah dhe këmbë para dhe mbrapa. Nuk ka rëndësi se ku jeni, stina dhe SPF – sasia e duhur e kremit kundër diellit duhet të aplikohet në çdo situatë./A2CNN

(Kosova Sot Online )