Lëngu i selinos, eliksir i shëndetit

  • E.k /
  • 18 May 2024 - 13:17
Lëngu i selinos, eliksir i shëndetit

Përpos që e stimulon metabolizmin, selinoja e zvogëlon edhe shtresimin e të të ashtuquajturave yndyra të këqija, triglicerideve dhe kolesterolit, parandalon mbajtjen e tepërt të ujit në organizëm, stimulon eliminimin e helmeve... E shijshme dhe ushqyese, aromatike dhe me pak kalori, e pasur me kalium dhe vitaminë A, selinoja është mëlmesë e preferuar dhe një ushqim tepër i dobishëm.

Përpos asaj që u tha më lart, ku vërejtëm se dobitë e selinos janë të shumta, vlen të përmendet edhe një efekt i saj - rritja e epshit seksual. Pra, në vend të preparateve të ndryshme legale, apo ilegale, për këtë qëllim tani e tutje përdoreni vetëm selinon. Konsumimi i rregullt i selinos ndikon mirë në traktin urinar dhe në lëkurë, pengon pezmatimet dhe paraqitjen e akneve. Një gotë lëng selinoje në ditë është një eliksir i mrekullueshëm i shëndetit.

(Kosova Sot Online)