![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Lëngu i qepës stimulon rritjen e flokëve
![Lëngu i qepës stimulon rritjen e flokëve](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/18/auto_auto_redonio16984978831716040000.jpg)
Kjo metodë thuhet të jetë shumë e popullarizuar në Hollivud, e dermatologët thonë se ajo nuk dëmton në asnjë mënyrë flokët, apo edhe lëkurën e kokës. Qepa është e mirë meqë është e pasur me sulfur, i cili nxitë prodhimin e kolagjenit, i cili është shumë i mirë për rritjen e flokëve, e rezultatet do të shihen pas vetëm një muaji.
Receta është shumë e thjeshtë: Gërryeni disa qepë dhe shtrydhni, duke marrë lëngun e tyre. Bëni kokës masazh me këtë lëng dhe lëreni që të qëndrojë 15 minuta. Nëse keni kohë, lëngun e qepës mund ta lini në kokë deri në një orë dhe rezultatet do të jenë më të mira. Më pas lani flokët sikur që i lani rregullisht dhe vendosni regjenerues. Ky tretman duhet të bëhet dy herë në muaj. Dhe, mos u mërzitni, flokëve tuaja nuk do t'iu vijë erë qepe.
(Kosova Sot Online)