A duhet të ndërrohet brusha e dhëmbëve pas sëmundjes?

  • E.K /
  • 21 May 2024 - 11:21
A duhet të ndërrohet brusha e dhëmbëve pas sëmundjes?

Nuk keni nevojë që ta hidhni brushën tuaj të dhëmbëve vetëm për arsye se keni qenë të sëmurë. Pa marrë parasysh se a keni qenë të ftohur, apo me infektim të fytit, mund të vazhdoni që t’i pastroni dhëmbët me brushën e njëjtë, pasi që të ndiheni më mirë. A mund të jetojnë bakteret në brushë? Po, munden, në kohëzgjatje prej disa orëve deri në disa ditë. Mjedisi i lagësht i ofruar nga brusha e saposhpëlarë është një vend i mirë për patogjenet, ato zakonisht qëndrojnë më gjatë në fijet e lagëta. Por, përderisa bëhet fjalë për bakteret tuaja, nuk keni nevojë që të brengoseni.

Nuk do të sëmureni sërish, nëse e përdorni brushën e njëjtë pas shërimit. Kjo për shkak se ju keni ndërtuar antitrupa gjatë sëmundjes suaj, kështu që çfarëdo që ka mbetur në brushën tuaj do të shkatërrohet pas hyrjes në sistemin e imunitetit. Por, duhet ta dini që brushën tuaj nuk bën ta ndani me dikë tjetër. Nëse dëshironi që ta dezinfektoni brushën tuaj të dhëmbëve, një gjë të tillë mund ta bëni duke e mbajtur atë nën ujë të valë.

(Kosova Sot Online)