![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Kalciumi natyral - miku i shëndetit tuaj
![Kalciumi natyral - miku i shëndetit tuaj](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/23/auto_kalcium1716455412.jpg)
Kalciumi është mineral më i pranishëm në organizmin e njeriut, i cili ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe vitalitetit. Organizmi i njeriut përmban rreth 1-1.5 kg kalcium, prej të cilit rreth 99 për qind gjendet në eshtra dhe dhëmbë. Kjo shumë qartë flet se është më se e domosdoshme për strukturën e duhur të eshtrave dhe i domosdoshëm për shëndetin e dhëmbëve dhe bukurisë në përgjithësi. Kur flasim për rëndësinë e kaliumit, gjithsesi se duhet përmendur që trupit tonë për absorbimin dhe shfrytëzimin e tij i nevojiten edhe disa minerale dhe vitamina. Mineralet - magnezi dhe fosfori, vitaminat D dhe K.
NDIKIMI I KALCIUMIT NË SHËNDET
Pos se është përgjegjës për eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm dhe parandalimin e osteoporozës, kalciumi ka edhe funksione të tjera të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, nervave dhe muskujve. Është sidomos i rëndësishëm në parandalimin e krijimit të droçkave në gjak. Ndihmon në parandalimin e alergjive, depresionit, PMS-së dhe zbut problemet e muskujve dhe nyjave. Një nga funksionet e këtij minerali është edhe ndikimi i tij pozitiv në hormonet e trupit dhe enzimat.
ALERGJIA DHE ASTMA
Personat që vuajnë nga alergjitë dhe astma, nuk kanë sasi optimale të kalciumit në organizëm. Për këtë arsye në të gjitha terapitë e llojeve të alergjive përdoret kalciumi, i cili rregullon depërtueshmërinë në enët e gjakut dhe në këtë mënyrë zbut reaksionin alergjik.
(Kosova Sot Online)