Pse nuk largohen disa ftohje?

  • E.K /
  • 24 May 2024 - 11:04
Pse nuk largohen disa ftohje?

Gjatë motit me temperatura të ulëta duket se shumë njerëz kanë probleme me ftohje, që nuk kanë fund. Ftohjet mund të zgjasin edhe më shumë sesa që mendojnë shumë njerëz, deri në dy javë për simptomat e para e ndoshta edhe disa javë më shumë me kollë, e cila zgjat madje edhe pasi që të jetë larguar virusi. Ndërsa disa pacientëve mund t'u kthehen ftohjet disa herë, pohojnë mjekët. Nuk ka gjasa që njerëzit të ri-infektohen me virusin e njëjtë, sepse organizmi zhvillon imunitet ndaj tij.

Por, njerëzit mund të infektohen me ndonjërin prej më se 200 viruseve të njohura që mund ta shkaktojnë gripin, disa prej të cilëve janë më të këqij se të tjerët. "Kur dëgjojmë që njerëzit kanë grip, i cili nuk largohet, në fakt bëhet fjalë për infektime të reja, të cilat janë më të shpeshta gjatë temperaturave të ulëta, kur njerëzit shoqërohen në grupe", ka thënë Darilyn Moyer, mjeke në 'Temple University Hospital' dhe kryetare e bordit të mjekëve në American College'.

(Kosova Sot Online)