Nëse keni sistem të dobët imun, ja ilaçi për ta forcuar

  • 07 February 2016 - 22:02
Nëse keni sistem të dobët imun, ja ilaçi për ta forcuar

Sa njerëz përreth jush janë të ftohur? Sezoni i ftohjeve dhe gripit po vazhdon, e ju mund të mbroheni përmes recetës që jua shfletojmë, prej saj, as bakteret e as viruset s’ju bëjnë gjë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

- një kavanoz prej qelqit

- gjysmë kilogrami mjaltë

-2-3 rrënjë xhenxhefili

-një limon me lëvore

Përgatitja:

Së pari e pastroni limonin dhe e preni në rriska. Qëroni xhenxhefilin dhe e preni në pjesë të madhësisë mesatare. Më lehtë do të ishte që limonin dhe xhenxhefilit t’i vendosni në blender. Kur të jenë imtësuar mjaftueshëm, në atë masë shtoni dhe mjaltin, e përzieni mirë dhe më pas e vendosni në kavanoz. Masën e fituar e ruani në frigorifer. Merrni nga një lugë të madhe derisa fëmijëve nga një lugë të vogël në ditë. Shkaku i mjaltit më mirë do të ishte, që ilaçin ta merrni me lug të plastikës ose drurit. Mund ta vendosni edhe në çaj apo lëng tjetër të ngrohtë.

(Kosova Sot)