Katër antibiotikët natyralë

  • 08 February 2016 - 11:45
Katër antibiotikët natyralë

Të gjithë e dimë se antibiotikët me përparimin e mjekësisë kanë treguar se janë përzierje kimike e substancave natyrale. Por, pse, për shembull, kur në mes të natës ju zgjon një dhimbje e fortë nuk përdorni antibiotikët natyralë, të cilët me siguri se i keni në kuzhinë.

Sherbela – Më herët është përdorur si antibiotik. Sidomos është e mirë për fyt,infeksionet respiratore si dhe infeksionet në gojë. Po ashtu, është e përdorshme kundër infeksioneve të lukthit dhe problemeve në zorrë.

Mjalti– është vërtetuar se posedon përbërës antibakterialë, se mund t’i shërojë njollat në lëkurë, ënjtjet, pastron dhëmbët dhe gojën prej baktereve, parandalon gjakrrjedhjen në mishin e dhëmbëve.

Kanella– Në një studim është vërtetuar që kanella mund të vrasë shumicën e baktereve, sidomos “Escherichia coli”.

Hudhra– është vërtetuar se ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve, përderisa substanca më e fortë quhet alicinë – që posedon përbërës kundër baktereve dhe kërpudhave. Në mënyrë efikase shëron dhimbjet e dhëmbëve (mjafton ta copëtoni hudhrën dhe ta vendosni në dhëmbin ku ndieni dhimbje), kollën, dhimbjet në fyt, si dhe shumë sëmundje tëtjera dhe pezmatime. 

(Kosova Sot)