Duhanxhinj, edhe për ju ka shpresë

  • 09 February 2016 - 18:01
Duhanxhinj, edhe për ju ka shpresë

Nëse jeni duhanxhinj, apo ishit dikur, me siguri jeni të mbushur me helme nga cigaret. Për t’i pastruar nuk ju nevojitet ndonjë mrekulli, por një ilaç nga tre përbërës.

Xhenxhefili – kjo erzë antike që moti përdoret për vetitë e saj shëruese. Midis tjerash, ndihmon edhe në eliminimin e mukozës së tepërt në mushkëri.

Qepa – sikurse hudhra, ka përbërës kundër kancerit, e është luftues edhe kundër gjendjeve malinje. Ndikon në ndalimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kurkuma – është e pasur me vitamina dhe minerale, e përmban edhe aminoacidet omega 3. Ka përbërës kundër kancerit, baktereve dhe viruseve. Ia shtoni pijes që pastron mushkëritë, për të cilën ju nevojiten: 400 g qepë, 1 litër ujë, 400 g sheqer, 2 lugë kurkumë dhe rrënja e xhenxhefilit.

Përgatitja: ujit i shtoni sheqer, e vendosni në zjarr dhe e lini të vlojë. Qepën e ndani në dy vende, copëtoni xhenxhefilin dhe shtoni në ujin me sheqer. Kur të ketë vluar ia shtoni kurkumën dhe e vloni në temperaturë të lehtë, të vlojë derisa uji të përgjysmohet e vendosni në kavanoz. Kur të ftohet e vendosni në frigorifer, pini dy lugë në mëngjes në lukth të thatë dhe në mbrëmje dy orë pas darkës.

(Kosova Sot)