Ja pse fiku është i shëndetshëm

  • A.P /
  • 21 July 2025 - 07:38
Ja pse fiku është i shëndetshëm

Fiku është i pasur me vitaminat A, C, K dhe kompleksin B, si dhe me minerale si kalciumi, magnezi, kaliumi dhe hekuri, të cilat mbështesin shëndetin e kockave, sistemin imunitar dhe funksionin e zemrës, por për disa persona konsiderohet një frut i ndaluar

Sezoni i fiqve të freskët sapo ka filluar dhe ky frut është një thesar i vërtetë për shëndetin. Duke qenë se është i pasur me vitaminat A, C, K dhe kompleksin B, si dhe me minerale si kalciumi, magnezi, kaliumi dhe hekuri, nuk është çudi që shumëkush mezi pret ta përfshijë në menynë e përditshme.

 

Forcon kockat dhe zemrën

Është dëshmuar se fiqtë forcojnë kockat, sistemin imunitar dhe funksionin e zemrës. Janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u konsumuar si ushqim i shpejtë në momente lodhjeje, pasi përmbajnë shumë fruktozë.

Fiqtë përshpejtojnë metabolizmin, rregullojnë tretjen dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave, pastrojnë traktin urinar dhe mëlçinë. Ndihmojnë edhe tek problemet me hemorroidet dhe dhimbjet menstruale.

 

Në botën antike, fiku ishte një frut i nderuar. Përmendet si i tillë edhe në librat fetarë. Në Egjipt i ofrohej perëndive, ndërsa grekët i shihnin fiqtë si një dhuratë nga vetë perënditë.

(Kosova Sot Online)