Zeqa: Lumir Abdixhiku nuk e ka besimin e plotë për ta udhëhequr LDK-në

Zeqa: Lumir Abdixhiku nuk e ka besimin e plotë për ta udhëhequr LDK-në
Zeqa: Lumir Abdixhiku nuk e ka besimin e plotë për ta udhëhequr LDK-në

Florim Zeqa

  • 04 February 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Lumir Abdixhiku mund ta konsiderojë si të dojë votimin në Kuvend, por rezultati nuk i jep votëbesim për mandat të plotë politik, pasi diferenca mes mbështetësve dhe kundërshtarëve është minimale! Kur kësaj t’i shtohet edhe mungesa e 53 delegatëve, atëherë votëbesimi zbehet në tërësi!

 

-Votëbesimi është demagogji dhe mashtrim i radhës i Lumir Abdixhikut, i cili me lojën djallëzore të dorëheqjes, jo vetëm që nuk solli unitet brenda partisë, por e ndau dhe e përçau atë si asnjëherë më parë!

Pas përfundimit të të ashtuquajturit “Kuvend Pune” nuk kanë të ndalur largimet e bashkëpunëtorëve të Lumirit dhe jo vetëm!

Gjithandej Kosovës dhe në mërgatën tonë janë duke ndodhur largime masive të aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm, të cilët janë duke iu bashkangjitur partive rivale të LDK-së!

Ky është produkti që e solli loja djallëzore e Lumirit dhe jo vetëm, pasi prapa tij qëndron një klan i fuqishëm antirugovist dhe antishtetëror!

Fakti që gati gjysma e delegatëve votuan kundër vazhdimit të udhëheqjes aktuale është treguesi më i mirë se Lumiri nuk e ka besimin e plotë për ta udhëhequr LDK-në!

Pas këtij votimi të kontrabanduar në “Kuvendin e Punës” nuk do të ketë ndryshime në qasjen e drejtimit të partisë, por do ta çojë LDK-në drejt përplasjeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme deri në një tkurrje të madhe!

Kur e them këtë, e kam parasysh faktin se në LDK janë shumë klane me ambicie për të udhëhequr këtë subjekt politik!

Mbase kjo ishte arsyeja pse unë vendosa të kandidoj për drejtimin e partisë. Kandidatura ime nuk ishte ambicie personale, por mision në parandalimin e ndarjes dhe në ringritjen e LDK-së.

Ju thashë, por nuk deshën ta marrin vesh klanorët dhe yryshnikët e pushtetit! Kandidatura ime ishte treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!

Pa kaluar shumë kohë do të binden për këtë, por do të jetë vonë për LDK-në!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".