A e dini çka mund të shkaktojë konsumimi i tepërt i shalqirit?

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 08:06
A e dini çka mund të shkaktojë konsumimi i tepërt i shalqirit?

Përkundër freskisë dhe shijes së ëmbël që sjell shalqiri në ditët e nxehta të verës, ekspertët paralajmërojnë se konsumi i tepruar i këtij fruti mund të ketë pasoja të padëshiruara për shëndetin.

Shalqiri përbëhet në rreth 92% nga uji dhe është i pasur me vitamina A, B6, C, kalium dhe antioksidantë si likopeni dhe citrulina. Është i dobishëm për hidratim, forcim të imunitetit dhe humbje peshe. Por përfitimet nuk e përjashtojnë rrezikun që mund të vijë nga teprimi.

 

Diarre dhe probleme me tretjen
Shalqiri përmban sorbitol dhe likopen – përbërës që mund të shkaktojnë fryrje, gazra dhe jashtëqitje të shpeshta nëse konsumohet me tepri.

Rritje e sheqerit në gjak
Personat me diabet këshillohen të shmangin shalqirin në sasi të mëdha, për shkak të indeksit të lartë glicemik (72), i cili ndikon drejtpërdrejt në rritjen e glukozës.

Rrezik për inflamacion të mëlçisë
Në kombinim me alkoolin, likopeni mund të dëmtojë mëlçinë dhe të rrisë stresin oksidativ.

Mbihidratim dhe humbje natriumi
Sasia e madhe e ujit nga shalqiri mund të shkaktojë intoksikim ujor, duke çuar në ënjtje të trupit, lodhje dhe çrregullim të funksionit të veshkave.

Rrezik për zemrën
Edhe pse kaliumi është thelbësor për shëndetin kardiovaskular, sasia e tepërt mund të shkaktojë aritmi dhe puls të dobët.

(Kosova Sot Online)