
Lexoni edhe:
Gjesti merr një vendim të guximshëm
Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet vetë në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut rigjenerohen në katër muaj.
Çdo ditë, trupi shkarkon plot 50 miliardë qeliza. Kjo aftësi e mrekullueshme rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e shumë kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë të ashtuquajturës Mjekësi Rigjeneruese e cila synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup dhe duke garantuar shëndetin.
Mjekësia Rigjeneruese bazohet gjithashtu tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të cilit qelizat rigjenerohen më lehtë dhe inflamacioni zhduket shpejt.
Gjesti merr një vendim të guximshëmLexoni edhe:
Lidhja mes inflamacionit dhe rigjenerimit të qelizave
Inflamacioni zakonisht shfaqet kur trupi pëson një lëndim të caktuar. Lëndimi shkatërron qelizat dhe këto të fundit nuk e përfundojnë procesin e rigjenerimit. Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet.
Njeriu mund ta dallojë shumë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin ose jo bazuar në ngjyrën që ka. Rregulli i përgjithshëm është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë.
Ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive dhe lëkurës. Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.
Frutat e pyllit
Këto fruta janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vitamina të cilat zhdukin inflamacionin dhe mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato gjithashtu përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.
Produktet e detit
Këto ushqime janë thelbësore për shëndetin sepse përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin. Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.
Brokoli
Kjo perime është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe të gjithë procesin rigjenerues të trupit. Nga ana tjetër, brokoli është një perime shumë e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat.
Xhenxhefili
Ky zhardhok pikant është një mik i mirë për shëndetin. Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit.
Arrorët dhe farat
Farat dhe arrorët janë shumë të pasur me acide yndyrore dhe proteina. Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit ato të ndihmojnë për humbjen e kilogramëve të tepërt. Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit.
Kërpudhat
Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni dhe për ta pastruar organizmin në mënyrë natyrale.
Kini parasysh që natyra e ka pajisur njeriun me instrumentat e duhur për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm.
(Kosova Sot Online)