Çdo lëng duhet të merret në temperaturë të moderuar

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 08:32
Çdo lëng duhet të merret në temperaturë të moderuar

Shumë njerëz besojnë se në ditët e ftohta të dimrit apo kur kanë dhimbje fyti, është më mirë të pinë çaj sa më të nxehtë. Por ky është një gabim i rrezikshëm.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se të gjitha lëngjet dhe ushqimet është më e shëndetshme t’i konsumojmë në temperaturë të vakët, sepse nxehtësia e tepërt irriton mukozën dhe dëmton barrierën natyrale të trupit kundër mikrobeve.

 

Çaji i vakët është më i mirë

Edhe pse një pije bimore e ngrohtë ndikon qetësues për trupin dhe në dukje lehtëson dhimbjen e fytit, mjekët këshillojnë që asnjëherë të mos konsumohen pije shumë të nxehta, mbi temperaturën e trupit. Kur mukozat irritohen nga vapa, ato bëhen më të brishta dhe mikroorganizmat (baktere, viruse, kërpudha) kanë më pak vështirësi për të depërtuar.

Kur indi i mukozës është i shëndetshëm, ai shërben si barrierë kundër infeksioneve. Por nëse kjo barrierë inflamohet ose dëmtohet nga nxehtësia, mikrobet futen më lehtë në hapësirën ndërqelizore, lidhen me receptorët e qelizave, shumohen dhe dëmtojnë indin. Kështu rritet rreziku për infeksione respiratore, bakteriale ose edhe mykotike.

Dhimbja e fytit përkeqësohet – ashtu si kur vendosim diçka të nxehtë në lëkurë, edhe në mukozën e fytit nxehtësia shton irritimin dhe dhimbjen.

Dëmtime në ezofag – konsumimi i shpeshtë i pijeve shumë të nxehta mund të shkaktojë lezione prekanceroze në mukozën e ezofagut, të cilat lidhen me rrezik të shtuar për kancer të ezofagut. Sipas World Health Organization (WHO, 2016), pirja e pijeve mbi 65°C konsiderohet kancerogjene për ezofagun.


(Kosova Sot Online)