Zbuloni ushqimet që duhet të hani: Nga karrotat te bananet

  • A.P /
  • 17 November 2025 - 08:15
Zbuloni ushqimet që duhet të hani: Nga karrotat te bananet

Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura. Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë.

Portokaj

Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë.

 

Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.

Bananet

Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë .Mbani bananet, të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.

Karrotat

Nga stresi ndonjëherë nofulla shtrëngohet dhe prandaj është një ide e mirë që të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve. Ideja më e mirë është karrota.

Bajamet

Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar, bajamet gjithashtu përmbajnë vitaminë B që mund të ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.

Spinaqi

Kjo perime përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.

(Kosova Sot Online)