Thohir blindon Icardi-n

  • 28 July 2016 - 08:45
Thohir blindon Icardi-n

E rick Thohir e ka blinduar Mauro Icardin-n. Presidenti i Inter-it në një intervistë nga Nju-Jorku ku skuadra zikaltër po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri ka bërë të ditur se Icardi është i pashitshëm dhe nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi argjentinas të largohet nga Inter-i për t'u transferuar te Napoli. "Nuk do ta sheshim Icardi-n. Na ka ardhur një ofertë për të nga Napoli, por vitin e kaluar kemi rinovuar kontratën me Mauro-n, ai është kapiteni ynë dhe do të qëndrojë gjatë këtu. Ne kemi bërë të qartë një gjë të tillë disa herë deri më tani.

Pavarësisht asaj se çfarë thuhet në media ne e dimë, por edhe Icardi e di se ato janë vetëm spekulime dhe se ne duam që ai të mbetet pjesë e projektit tonë", ka theksuar manjati indonezian. Ndërkaq, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me Lazio-n për transferimin e Antonio Candreva-s në Milano. 25 milionë euro përfshirë edhe bonuset do të përfitojë klubi bardhekaltër nga shitja e mesfushorit të kombëtares italiane, ndërsa Candreva me Interin pritet të firmosë një kontratë afatgjatë me një pagë prej 2,7 milionë eurosh në edicion.

(Kosova Sot)