Ibra-mania “pushton” Manchesterin, 800 mijë fanella shiten në 1 javë

  • 30 July 2016 - 14:14
Ibra-mania “pushton” Manchesterin, 800 mijë fanella shiten në 1 javë

Transferimi i Zllatan Ibrahimovic në Manchester ka dhënë efektet e para. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, tek United ka shpërthyer Zlantan-mania, pasi vetëm në një javë ka fituar afro 90 milionë euro vetëm nga shitja e fanellave të Ibrahimovic.

Kjo është një shifër rekord pasi në një javë janë shitur 800 mijë fanella dhe në dyqanet zyrtare të klubit, fanella me numrin 9 kushton Ibras kushton 105 euro.

Këto janë numra të frikshëm, madje deri diku të pabesueshme. Me shitjen e fanellave United nuk do ta ketë të vështirë për transferimin e Paul Pogba në “Old Traford”.

Me këto ritme “djajtë e kuq” mund të dominojnë tregun e shitjeve, vitin e shkruar ishte Barcelona në krye të listës me 3.637.000 fanella të shitura, 400 mijë më shumë se Bayern Munchen, ndërsa Chelsea arriti të shiste 3,102,000. Vitin e shkruar United arriti në kuaoten e 2,977,000 fanella të shitura.

(Kosova Sot)