Robben: Bayerni nuk ka nevojë për blerje

  • 01 July 2015 - 19:04
Robben: Bayerni nuk ka nevojë për blerje

Arjen Robben është kundër blerjeve të reja te Bayerni i Mynihut.

Futbollisti holandez nuk mendon se formacioni i Pep Guardiolës ka nevojë të përforcohet me elementë të rinj, madje i konsideron të pakuptimta analizat se sezonin e kaluar bavarezët nuk ishin në nivelin e duhur.

“Është thënë shpesh që Bayerni duhet t’i vijë turp për paraqitjen gjatë sezonit të kaluar dhe se ne kemi nevojë për shumë lojtarë të rinj, por kjo nuk ka kuptim. Ne u shpallëm letësisht kampionë të Gjermanisë si dhe arritëm në dy gjysmëfinale.”

31-vjecari ua vë fajin dëmtimeve të shumta në radhët e bavarezëve në pjesën më të rëndësishëm të sezonit të kaluar përsa i përket dështimit në Champions dhe në Kupën e Gjermanisë

“Nëse Javi Martinez tashmë është rikuperuar plotësisht nga dëmtimet e po kështu edhe unë, Ribery, Alaba e Thiago Alcantara arrijmë formën e duhur fizike, do të jemi sërish një skuadër shumë e fortë që mund të mposhtë cdo kundërshtar.”