Rooney shpëton Unitedin nga humbja me një supergol (Video)
Manchester United ka barazuar 1:1 me Stoke Cityn
Pas barazimit 1:1 me Liverpooli, Manchester Unitedi ka marrë një tjetër barazim. Kësaj radhe ka barazuar 1:1 me Stoke City i Xherdan Shaqirit, i cili luajti për 73 minuta.Dy golat u shënuan nga lojtarët e Unitedit. Mata shënoi autogol për ta kaluar Stoken në epërsi, derisa në minutat e fundit Rooney shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar një pikë “Djajve të Kuq”.
Pas këtij barazimi, Unitedi mbetet në pozitën e gjashtë me 41 pikë.
(Kosova Sot)