Messi braktis Argjentinën?

  • 07 July 2015 - 18:55
Messi braktis Argjentinën?

Sipas raporteve të fundit që arrijnë nga mediat sportive, mësojmë se Lionel Messi e ka braktisur Kombëtaren e Argjentinës. 

Lionel Messi duket se është shumë i lënduar nga kritikat që ka marrë për paraqitjet e tij me Argjentinën.

Dhe, sipas raporteve të fundit nga mediat, mësojmë se Messi e ka braktisur Kombëtaren e tij.

Kështu, ai nuk do të luajë në takimet miqësore dhe kualifikuese për Kupën e Botës.

Në raportim theksohet se 28-vjeçari kishte marrë vendimin e njëjtë edhe pas Kupës së Botës në vitin 2006, edhe pse atë kohë pushimi kishte zgjatur vetëm një ndeshje.