Atletico transferon Vietton
Skuadra e Atletico Madridit ka arritur të transferojë në mënyrë zyrtare yllin e Villarealit dhe të La Ligas, Luciano Vietton.
Atletico ka konfirmuar transferimin e Luciano Viettos nga Villareali.
Ai ka nënshkruar kontratë me Atleticon që do ta mbajë atë në Vicente Calderon për gjashtë sezonet e ardhshme.
21 vjeçari është transferuar te Villareali nga Racing në sezonin e kaluar, duke shënuar 20 gola në Spanjë dhe në ndeshjet europiane.