Chelsea nuk bindet nga Rudigeri, kërkon talentin e Lyonit

  • 06 November 2017 - 20:07
Chelsea nuk bindet nga Rudigeri, kërkon talentin e Lyonit

Gjiganti anglez, Chelsea po shikojnë mundësinë për transferimin e mbrojtësit të talentuar të Lyonit, Mouctar Diakhaby.

20-vjeçari francez konsiderohet si një nga yjet më të ndritshme në kampionatin francez, Ligue 1 këtë sezon.

Kështu, trajneri i Bluve, italiani Blues Antonio Conte ka mbetur i impresionuar nga i ri francez pas paraqitjeve të tij të mira me Lyonin.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Chelsea besohet të jetë i pakënaqur me Antonio Rudigerin pas kalimit të tij prej 29 milionë funteve nga Roma.

Kjo ka çuar skuadrën nga veriu i Londrës për të parë një lëvizje të mundshme për mbrojtësin e talentuar, Diakhaby.

Kjo pasi, kampioni aktual i Ligës Premier duken të bindur për të rekrutuar një tjetër yll në rritje nga kampionati francez.

Ndryshe, Diakhaby po lulëzon këtë sezon nën drejtimin e trajnerin të Lyonit, Bruno Genesio, duke zhvilluar 26 ndeshje deri më tani në ekipin e parë.

Diakhaby gjithashtu ka luajtur edhe me gjitha grupmoshat e reja të kombëtares së Francës, teksa nuk përjashtohet edhe mundësia e ftesës në ekipin e parë kombëtar.

(Kosova Sot)