Liria: Turp për Besfort Kasumin dhe për tifozët e Dritës

  • 19 November 2017 - 11:43
Liria: Turp për Besfort Kasumin dhe për tifozët e Dritës

Prizrenasit insistojnë që janë dëmtuar nga gjyqtari Besfort Kosumi.

Po ashtu, Liria ka kritikuar edhe dhunën e tifozëve të Dritës.

Gjilanasit fituan me një gol të dyshimtë në minutat shtesë.

Klubi nga Prizreni ka dërguar një reagim:

“Ishte një ndeshje e rëndë pasiqë pos arbitrimit tendencioz, pati edhe sulm me gurë ndaj tifozëve prizrenas, Arpagjikëve, në përfundim të pjesës së parë.

U desh që të ndërhyjë policia për të qetësuar situatën. Arpagjik’t, respektuan marrëveshjen për të lëshuar stadiumin në Gjilan, para përfundimit të ndeshjes, por ata duke dalur nga qyteti, u sulmuan me gurë dhe u dëmtua autobusi i tyre, duke iu thyer xhamat.

Liria, mbetet me shpresë se ky rast do të jetë në tavolinën e diskutimeve të zyrtarëve të thirrur për ndarjen e drejtësisë, përkatësishtë komisonit përkatës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)