CR7 flet për dhuratën e Krishtlindjeve, Messin, Neymarin, PSG-në dhe çelësin e suksesit

  • 07 December 2017 - 22:20
CR7 flet për dhuratën e Krishtlindjeve, Messin, Neymarin, PSG-në dhe çelësin e suksesit

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e madh prestigjioz individual, Topin e Artë për vitin 2017.

Sulmuesi i Real Madridit ka fituar për herë të pestë Topin e Artë, duke barazuar rekordin e rivalit të tij, yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Pas fjalëve të para pas marrjes së çmimit të madh individual, ku Ronaldo falënderoi bashkëlojtarët, portugezi i pyet për një sërë çështje tjera.

Ndër to ishte dhurata e Krishtlindjeve, e ardhmja te PSG dhe rivalët e tij, Messi dhe Neymar, ku për të gjitha dha përgjigje interesante.

Dhurata e Krishtlindjeve? Një fëmijë tjetër … jo, kjo është një shaka, ne tani gëzojmë katër sosh. Unë dua shtatë Topa të Artë dhe shtatë fëmijë” .

Messi? Shpresoj që të luaj në këtë nivel për disa vite të tjera. Shpresoj se beteja me Messin të vazhdoj. Ndihem mirë këtë sezon dhe do të shohim atë që do të fitojmë në fund të vitit”.

Neymar? Ai ka shumë talent, shumë potencial, dhe unë jam i sigurt se ai do të ketë disa mundësi për të fituar Topin e Artë në të ardhmen”.

PSG? Unë jam i lumtur në Madrid, dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, do të doja të përfundoja karrierën time në Madrid, nëse është e mundur”.

Çelësi i suksesit?: Mos e humbni motivimin, kjo është e gjitha. Mbappe ka potencial të pabesueshëm dhe varet se si ai vazhdon, ashtu si Neymar, edhe ai mund të fitojë Topin e Artë”, përfundoi ylli portugez. 

(Kosova Sot)