Icardi vs Higuain sfida për derbi që vlen dhe për Botërorin, zbuloni statistikat e tyre
Një përballje ku u besohet dy “bomerave” respektivë, Gonzalo Higuainit dhe Mauro Icardit.
Janë të dy argjentinas, rivaliteti mes të cilëve shtrihet edhe në përfaqësuese për të një vend përkrah Lionel Messit në “Rusi 2018”. Pikërisht ky duel mund të jetë vendimtar për rezultatin e derbit të Italisë. Por cilat janë statistikat e dy prej sulmuesve më të shquar të Serisë A?
GONZALO HIGUAIN:
156: ndeshje në Serinë A me Napolin dhe Juventusin
74: Janë takimet ku ka shënuar Higuain (47%)
104: Gola
21: Gola me të majtën
76: Gola me të djathtën
96: Gola brenda zonës
8: Gola jashtë zonës
12: Gola me 11-metërsh
24: Dygolësha (3 Lazios, 2 Torinos, Milanit, Genoas, Sampdorias, Bolognas, Atalantës, Sassuolos; 1 Cesenës, Interit, Empolit, Cagliarit, Chievos, Pescarës dhe Frosinones)
MAURO ICARDI:
171: Ndeshje në Serinë A me Sampdorian dhe Interin
68: Numri i ndeshjeve ku ka shënuar (39%)
97: Gola
20: Gola me të majtën
60: Gola me të djathtën
92: Gola brenda zonës
5: Gola jashtë zonës
12: Gola me 11-metërsh
18: Dygolësha (2 Sampdorias, Empolit dhe Fiorentinës; 1 Juventusit, Bolognas, Veronës, Palermos, Udineses, Pescarës, Torinos, Crotones, Lazios, Romës, Atalantës dhe Cagliarit)
1: Poker (Pescaras)
(Kosova Sot)