United prezanton uniformat e reja

  • 01 August 2015 - 15:11
United prezanton uniformat e reja

Manchester United ka prezantuar uniformat e reja të futbollistëve për sezonin e ri futbollistik, që ngjasojnë me ato të viteve 80-90. Ky model i ri është prodhuar nga firma e njohur gjermane e veshjeve sportive Adidas, me të cilën United ka nënshkruar një marrëveshje 10-vjecare nga e cila do të përfitojë shumën marramendëse prej 750 milionë Paund. Një arsye më shumë kjo për t’i dhënë dorë të lirë trajnerit Luis Van Gaal në merkato, pasi paratë për Manchester United kurr nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë problem.

Gjatë 13 viteve të fundit, “djajtë e kuq” kanë veshur uniforna të prodhuara nga “Nike”.

Në spotin e prodhuar nga klubi për reklamimin e uniformave të reja, me moton përtej prtishmërive, shfaqet një dizanjo e bluzës së famshme të vitit 1990 e veshur në sezonin debutues nga Rayan Gigs.